Për Shqipërinë që Duam
Société: AKSHI Taille: 75.21 MB Version: 1.0 Type d’appli: Universal (iPhone / iPod Touch / iPad) |
Description
[18:34, 10/23/2017] Ledion Qirici: “Shqipëria që duam" është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët, e cila do të shërbejë për t'Ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me Ju reforma e masa të rëndësishme, duke mundësuar ndikimin Tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor apo mbi ecurinë e punës së çdo ministrie e institucioni shtetëror; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë e parazitët e çdo niveli dhe duke reaguar ndaj tyre me zero tolerancë; për të nxitur e garantuar zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare ose vetjake të kujtdo prej Jush.
Kjo platformë është një instrument praktik i bashkëqeverisjes me çdo njeri të zakonshëm, që dëshiron të jetë pjesë e përpjekjes për Shqipërinë që duam. Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe mbi të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare.
Janë sfidat tona të përbashkëta!